Në Wembley për të mbajtur gjallë ëndrrën me fantazi, si rreshtohet Shqipëria me Anglinë (FORMACIONI)

Në Wembley për të mbajtur gjallë ëndrrën me fantazi, si rreshtohet Shqipëria me Anglinë (FORMACIONI)

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë sot sfidën e parafundit kualifikuese për Kupën e Botës në grupin I. Kuqezinjtë e Edy Rejas kanë një transfertë të vështirë, teksa luajnë në 20:45 me Anglinë. Në Wembley, shqiponjat gjejnë një nga skuadrat më të forta në Europë, me matematikën që lejon tanët të shpresojnë për vendin e dytë.

Trajnari Edy Reja do luajë me fantazi sot në mbrëmje, teksa Bajrami parashikohet pas sulmuesve Uzuni dhe Cikalleshi. Mbrojtja me tre dhe një mesfushë me muskuj, kjo është mënyra sesi mund të dalim me pikë nga transferta, shkruan Newsport.al.

Dy ndeshje nga fundi, Shqipëria renditet e treta në grup, pesë pikë më pak se Anglia kryesuese dhe dy më pak se Polonia e vendit të dytë. Polakët luajnë me Andorrën në transfertë, teksa kanë një ndeshje të vështirë pas tri ditësh me Hungarinë. Shpresat e kuqezinjve tanë nuk janë vetëm në dorën e tyre.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (3-4-1-2): Berisha, Veseli, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula; Bajrami; Uzuni, Cikalleshi Trajner: Edouardo Reja

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.