Portugalia duket se do të jetë vendi ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, pritet të jetë qyteti që do të fitojë të drejtën për organizimin e finales së kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.
E përditshmja gjermane, ‘Bild’, bën të ditur se Lisbona është zgjedhur si vendi i duhur për organizimin, transmeton lajmi.net.
Qyteti ka dy stadiume në dispozicion; ‘Estadio Da Luz’ dhe ‘Jose Alvalade’.
Stambolli planifikohej që të organizonte finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, por pandemia Covid-19 ndryshoi të gjitha planet.
Mbetet të shihet nëse UEFA do ta zyrtarizojë Lisbonën si vendin për finalen.