RTSH, transmetuesi publik, ploteson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnje pagesë shtesë në ekran sezonet 2021-2024 të Ligës se Kampionëve, kompeticionit më të dashur e të ndjekur në mbarë kontinentin tonë, pse jo, edhe në glob. Radio Televizioni Shqiptar fituar të drejtën e transmetimit të "UEFA Champions League" për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Pasi e ka fituar tenderin e të drejtave televizive, organizuar nga UEFA, tashmë ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar, duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm.