Kupa e Botës Katar 2022, ja ora e ceremonisë së hapjes dhe ndeshja e parë

Kupa e Botës Katar 2022, ja ora e ceremonisë së hapjes dhe ndeshja e parë

Nis sot kompeticioni më i madh ndërkombëtar i futbollit, Kupa e Botës Katar 2022.

Për herë të parë në histori, kampionati botëror organizohet në një vend të Lindjes së Mesme.

Katari i bekuar me rezerva kolosale nafte, ka investuar qindra miliona dollarë për ndërtimin e 8 stadiumeve që do të mirëpresin fansat nga e gjithë bota.

E pavarësisht kritikave për mosrespektimin e të drejtave të njeriut, festa pritet të vazhdojë, këtë herë si asnjëherë më parë edhe pa alkool.

Ceremonia e hapjes do të nisë në orën 15:00, ndërsa ndeshja e parë starton në 17:00 mes Katarit dhe Ekuadorit.

 

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.