EKSKLUZIVE/ “Dinamo e madhe po vjen”, rrëfehet legjenda Demollari: Ibraimi e tregoi veten se është lojtar me klas, e shikoj trajner në fushë për skuadrën (E PLOTË)

EKSKLUZIVE/ “Dinamo e madhe po vjen”, rrëfehet legjenda Demollari: Ibraimi e tregoi veten se është lojtar me klas, e shikoj trajner në fushë për skuadrën (E PLOTË)

Me rikthimin e Dina mos në tribunat e sta diumeve tona janë parë edhe më shumë figura të spikatura të kësaj skuadre me në krye emrin më të njohur të shkollës blu të futbollit, Sulejman Demollarin. Sigurisht, ndjeshmëria e tyre për fanellën e 18 herë kampionëve të vendit është më e madhe se e çdokujt tjetër. Për “Panorama Sport”, ish-lojtari dhe ish-trajneri i Dinamos, Demollari, flet për rikthimin dhe riorganizimin e bluve, për derbin me Partizanin dhe atë çfarë mund të bëjë kjo skuadër këtë sezon.

DERBI – Në sytë e Sulejman Demollarit, Dinamo luajti më mirë në derbin me Partizanin dhe po të mos kishte ndodhur ai episod i kartonit të kuq mund ta kishte fituar ndeshjen: “Mendimi im është se Dinamo ishte më e qartë në lojë gjatë pjesës së parë të derbit, kur të dyja skuadrat ishin në barazi numerike në fushë. Ishte vendosur mirë, u mbrojt mirë, sulmoi dhe shënoi.

Pastaj, ai karton i kuq ndryshoi gjithçka, kushtëzoi lojën në pjesën e dytë, sepse me një lojtar më pak në një ndeshje të tillë nuk mund të bësh më shumë. Të mos harrojmë se luante me Partizanin, që është një kandidat për të fituar titullin. Unë do të thosha se nëse ndeshja do të vazhdonte 11 me 11, Dinamo ishte më afër fitores”. Ndërkohë, ish-lojtari legjendar i bluve ndalet më tej te lojtari që mban në shpinë numrin e tij, 10-ën, por edhe shiritin e kapitenit, tamam ashtu si Demollari dikur.

“Agim Ibraimi e tregoi veten te rasti i golit. Shënoi me shumë qetësi, e tregoi se çfarë kualiteti ka, që në rastin e parë shënoi. Ai është një lojtar me shumë klas, një trajner në fushë për Dinamon”, shton Demollari.

OBJEKTIVAT – “E kam ndjekur Dinamon në çdo ndeshje që ka luajtur deri tani dhe mendoj se është në rrugë të mbarë. Nga bisedat që kam pasur edhe me presidentin Bardhi, di që do të ketë afrime edhe në merkaton e janarit dhe skuadra do të jetë edhe më e fortë. Unë do të thosha se kjo Dinamo është në rrugë të mbarë për të pretenduar Kupat e Europës këtë sezon, pse jo edhe titullin kampion.

Është një kampionat shumë i fortë, me shumë rivalë, por edhe Dinamo është mes tyre. Duhet të kemi diçka parasysh, që fillimi është gjithmonë i vështirë dhe për këdo. Të mos harrojmë se Dinamo vjen nga një periudhë e gjatë mungese në Superiore dhe do të ketë vështirësi, por e ritheksoj është në rrugë të mbarë”, shprehet më tej ish-lojtari dhe ish-trajneri i kryeqytetasve dhe Kombëtares.

LOJA TIPIKE – Më tej, i pyetur se çfarë i bën përshtypje te kjo skuadër, Demollari shprehet: “Çfarë veçoj te Dinamo aktuale? Sidomos duke iu referuar derbit do të veçoja atë lojën e bukur të Dinamos me qarkullim topi, pasime të sakta dhe sulme graduale. Duket sikur është në vazhdën e asaj lojës tradicionale të Dinamos dhe kjo është pozitive”.

SHTËPIA – Demollari është i lumtur si çdo dinamovit për rikthimin e Dinamos në elitë, por ai ka një merak, që skuadra të ketë sa më shpejt kompleksin e vet. “Sa herë që flasim për Dinamon dhe rikthimin e saj, mendja më shkon menjëherë te diçka që ka thënë presidenti Bardhi: shumë shpejt skuadra do të bëhet me shtëpi. Për mua, kjo do të ishte goditja më e madhe, dhurata më e bukur për këtë skuadër.

Është diçka shumë e rëndësishme për vetë Dinamon, që të ketë fushat dhe selinë e saj, por edhe për futbollin shqiptar. Nga kompleksi fillon gjithçka në futboll. Edhe organizimi i akademisë është bërë dhe unë kam vetëm komplimente për presidentin Bardhi. Shoh fillimin e një cikli të ri për Dinamon”, ka përfunduar Demollari.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.