20% e dëborës në një ishull në Antarktidë u shkri për 10 ditë

Disa imazhe satelitore tronditëse zbulojnë se 20 përqind e dëborës që mbulon një ishull në Antarktidë ka shkrirë brenda dhjetë ditësh. Sipas mediave ndërkombëtare, kjo ka ndodhur gjatë ditëve kur u shënuan temperatura rekord.

Vala e ngrohtë filloi më 5 shkurt deri në 13 shkurt, ndërsa kulmin e arriti në 6 shkurt ditë kur në Antarktidë termometri shënoi 18.3 gradë Celcius. Kjo temperaturë është më e nxehta e shënuar në Antarktidë dhe e njëjtë si në Los Angeles në të njëjtën ditë.

“Unë nuk kam parë pellgje të shkrihen kaq shpejt në Antarktidë. Këto ngjarje ju mund t’i shikoni në Alaska apo Greenland, por jo në Antarktidë”, tha profesori Mauri Pelto nga Kolegji Nichols në Massachusetts.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.