“Sezoni turistik ishte surprizues edhe për ne”, Rama: Solli mbi 1 milard të ardhura, Shqipëria e ka “nxjerrë kokën” në mediat e huaja

“Sezoni turistik ishte surprizues edhe për ne”, Rama: Solli mbi 1 milard të ardhura, Shqipëria e ka “nxjerrë kokën” në mediat e huaja

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka folur për suksesin e sezonit turisitik veror. Siaps kryeministirt në 6-mujorin e parë të vitit, nga sezoni turistik janë gjeneruar më shumë se 1 miliard të ardhura.

Rama u shpreh se ky sezon turistik ka qenë suprizues sa i përket shifrave pasi kemi patur një rritje të vizitorëve.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku Shqipëria klasifikohej si një vend i pisët nga mediat e huaja, Rama theksoi se këtë vit vendi ynë e “ka nxjerrë kokën” për mirë dhe se është rekomanduar si një vend për tu vizituar.

Gjithashtu, kryeministri bëri me dije se gjatë kësaj vere Tirana ka qenë një ndër qytetet më të vizituara dhe kjo është demonstruar më së miri nga hotelet dhe apartamentet të cilat kanë qenë të mbushura plot.

“Ky është një fakt i thjesht dhe krejtësisht i vërtetueshëm në të gjithë artë, por konkretisht edhe në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha për të gjitë ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar këto jsanë struktura që paguajnë punonjjësit me paga që në mesatare e vendit tonë janë paga mbi mesatare, edhe për punët më të thjeshta pranadaj dhe e çmoj shumë të gjithë përpjekjen e bërë nga sipërmarrësit të cilët duke ju nënshtruar standartëve për të tilla struktura mikriptëse.

Padiskutim që ne kemi patur një sezon suprizues në aspketin e shifrave dhe për ne vetë që ishim ëprgatitur për të pasur një sezon më i mrië se ai i shkuari por realisht sezoni ka qenë suprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonomi. Vetëm në 6 mujori ne parë ne kemi kaluar mbi 1 milardë të ardhura në ekonomi vetëm nga turizmi. Pra pothuajse dyfishi e një viti të mëparshëm, flukset e  vizitorëve të huaj deri në gusht kemi qenë në 5 milionë turistë e cila ështe e barabartë me 1,3 milionë më shumë se sa vitin e kaluar.

Flukset e  vizitorëve të shpërndara në të gjithë territorin, kemi patur një dizverkim të fashave të vizituara, nga veruiu në jug dhe një prurje shumë inkurajuese për zonën veriore valë investimeve që kemi bërë për të përmirësuar infratrukturën.

Sidomos një turizën që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duek filluar nga Tirana, Tirana ka patur një boom turistësh të cilët kanë preferuar Tiranën dhe qëndirmin në Tiranë. Kjo shikohet nga hotelet që kanë qenë plot por edhe nga marrja me qera e aprtamenteve.  Turizmi ka qenë rreth 4% kontribut në ekonominë e vendit. Nëse e kthejmë kohën pas kemi pasur njj turizëm krejtësisht primitiv dhe jashtë ccdo lloj standarti të konkurrencës. Deri para 30 vjetësh kemi qenë një vend pa turizëm.

Sot pjesëmarrja e këtij sektori në volumin e përgjithshëm është 17%, nga 4 në 17%, për të gjithë ata që refuzojnë ta njohin progresin dhe e kanë kujtesën e shkurtër. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar për disa vite që bënim lajm për pisllëkun që dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Sot ne mund ta themi me plot gojë që Shqipëria bën lajm për të kundërtën në të gjitha mediat e rëndësishme botërore që shkruajne për turizmit Shqipëria en xjerr kokën, diku më shumë diku më pak, por e nxjerr kokën, është midis vendeve që rekomandohen për tu vizituar”, tha Rama.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.