Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama janë nisur sot drejt Madridit, aty ku do të mbahet samiti samiti i NATO-s.
Mësohet se pjesë e delegacionit do të jetë edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi.
Liderët e NATO- s do të mblidhen sot në Madrid ku do të diskutojnë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022.
“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë. Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022”, njofton ministria e Jashtme.