Rama tregon sfidën për Shqipërinë 2030: Të heqim fjalën sezon turistik, vendi të jetë turistik gjatë gjithë vitit

Rama tregon sfidën për Shqipërinë 2030: Të heqim fjalën sezon turistik, vendi të jetë turistik gjatë gjithë vitit

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka folur për suksesin e sezonit rusitik veror. Rama ka prekur një sërë temash, si siguria në plazhe, synimi për 2030 apo edhe për ndërtesat pa leje.

Rama gjatë fjalës së tij tha se synimi është që Shqipëria mos ketë një “sezon turistik”, por të jetë gjatë gjithë vitit sezon turistik.

Kreu i qeverisë edhe një herë foli për sigurinë në plashe duke thënë se tragjedia në Himarë, me vrasjen e 7-vjeçares nga skafi ishte një këbamë alarmi dhe se duhet të bëhet më shumë për sigurinë.

“E pak kohë na ndajnë nga porti më i madh turistik i mesdheut në Durrës. Dihet se cfarë sjellin portet, atë lloj turizmi që vijnë me varka dhe dalin e konsumojnë shumë nëpër hotele dhe biznese të thjera. Dhe gjithë ky konsum shkon në rritje pagash për ata që punojnë në këto biznese. Po kështu ka filluar porti turistik në Sarandë. Jemi pak mbrapa por sërish mbrenda parashikimit për Shijakun.

Kemi disa gjëra të rëndësishme për të bërë më mirë që është siguria në plazhe. Tragjedia që ndodhi ishte një kambanë e fortë alarmi për këtë punë. Ngritjen e një speciale që do të ketë më shumë disiplinim. Natyrisht që duke pasur këtë prapambetje jemi gjendur natyrshëm jo thjesht si qeveri por si shoqëri e papërgariur.

Numri i aksdenteve u rrit se të gjithë kanë makina. Vijnë të kqiat që sjell zhvillim, por nuk ka rrugë tjetër. Dhe thënë kjo duhet të zbatohen ato që shkruhen. Planet dhe rregullat ishin aty por që të zbatohen kërkojnë struktura të mira dhe të mirëorganizuara. Tjetra që duhet punuar më shumë nuk është cështje ndërtimi hotelesh dhe hapje dyersh për të pritur turistë, cfarëdo ofrojmë dërmjet përvec shërbimeve që kanë qenë më lart se asnjëherë tjetër, duke filluar urgjenca shëndetësore 24 orë në vijëën bregdetare.

Kemi shumë boshllëk sa i përket dimensionit të kulturës, historisë dhe argëtimit sidomos për fëmijët. Kemi një sezon turistik për të mëdhenjtë ku fëmijët janë zgjatim i bishtit të çadrës. Kjo kërkon një adresim. Nuk do japim më leje për fshatra turistik që nuk do të kenë komponentin për hapësirat për fëmijët. Ashtu si edhe në hotele nuk do japim më lejë nëse nuk është komponenti i argëtimit për fëmijët. Sezoni turistik duhet të jetë i mbushur me aktivitetet kulturore

Sfida jonë është që fjalën sezon turistik ta heqim nga fjalori. Duhet të jetë turistike në 365 ditë të vitit. Të heqim fjalën sezon turistik, kjo duhet të jetë ambicia e Shqipërisë 2030” u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri tha se ata persona që kanë ndërtuar pa leje nuk do të gëzojnë as edhe 1 metër shtesë pa leje, por do të duhet të zgjedhin nëse do e paguajnë shtesën me vlerën e idenksuar në treg, apo nëse do t’i konfiskohet nga shteti.

“Dua të nënvizoj që akoma kemi probleme me ndërtimet, kemi më pak ndërtime paleje, por kemi akoma. Kemi shumë ndërtime me leje që respektojnë lejen, por nuk e respektojnë në aspektin e arkitekturës. Pa mbyllur përfundimisht historinë  ndërtimeve pa leje dhe ngacmimin e territoreve, të gjitha lënë mëngët një kompenet të rëndësishëm. Ajo që kemi nisur është serioze dhe nuk do ndalet. Dhe aaskush nuk do ta gëzoj atë që është a leje. Do ta dhurojnë apo do ta blejene me cmimin e tregut, apo do u konfiskohet fare. Dua ta sqaroj që për aspekte penale kanë punë me drejtësinë jo me qevrinë. Ne kemi nxjerr një mësim të rëndësishëm. Dhe llumi në drejtësi dhe bashkë me policinë e shtetit do pastrohet por kjo do të marrë kohë”  tha Rama.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.