Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, teksa shoqëron Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, në Në Muzeun Historik Kombëtar.
Së bashku e ministren e Kulturës, Elva Margariti, Rama i tregoi diplomatit të huaj restaurikin e mozaikut dhe transformimin e sheshit “Skëndërbej”.
“Sheshi ka një pjerrtësi që ne e ribëmë se ishte më ndryshe më parë. Është rioentuar trafiku, makinat, autobusët, ka ndryshuar komplet koncepti. Rrethimi me bimësi të gjelbër nuk ekzistonte me parë. Aty është Teatri i Operas”, thotë Rama.