Piluri, fshati i "PËRKËDHELUR" i Jorgo Goros.

Piluri, fshati i "PËRKËDHELUR" i Jorgo Goros.

Tashmë është fakt, duket qartë , Jorgo Goro, i ka hapur telashe vetes me projektet dhe investimet që ka nis nga viti 2015, e në vazhdim për Pilurin e trimave, Polifonisë dhe sëfundmi, Pilurit turistik, ku çdo vit e më shumë rritet numri i turistëve vendas e të huaj, kjo falë investimeve dhe promovimeve që i bëhet këtij fshati me shumë tradita dhe histori nga bashkia Himarë. Kryetari i bashkisë, Goro, me shpatulla në mur nga fshatrat e tjerë përreth Pilurit, duam dhe ne investime si në Pilur, nëse jo aq, sa gjysma e investimeve dhe projekteve pafund që bëni për Pilurin.

Sigurisht kjo për kryetarin Goron, është një dhimbje koke pozitive. Tregon se interesi për të zhvilluar fshatin nga banorët autoktonë është rikthyer, së fundmi shpresa është rikthyer tek banorët vendas, falë vëmendjes dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria. Nëse shohim para një dekade e më para banorët e fshatrave të bashkisë Himarë, si Piluri, Kudhësi, Palasa, Dhërmiu, Vunoi dhe Qeparoi, nuk kërkonin kaq shumë nga qeverisja vendore e asaj kohe, vetëm e vetëm kërkonin si të siguronin një vizë Greke, të vetmen shpresë që ofronte ai pushtet vendor, që mundohej si e si të largonin e boshatisnin fshatrat dhe Himarën, të largoheshin të gjithë të pashpresë nga vendi i tyre, sado që është toka dhe zona më bekuar e Shqipërisë, për të jetuar dhe punuar me turizëm elitar, si të Zotët e vendit.

Çuditërisht, përsëri edhe sot ajo organizatë që ka drejtuar bashkinë Himarë, para 2011, është rikthyer përsëri me të njëjtin program dhe projekt, si të shpopulloj fshatrat e Himarës, jo vetëm të Pilurit, Dhërmiut, Kudhësit, Vunoit, Palasës dhe Qeparoit, që përbënin Himarën para 2015, por sot ka shtrirë projektin të boshatisë dhe fshatrat e tjerë të bregut, si Çorraj, Piqerasin, Lukovën, Shën Vasilin, Nivicë Bubarin, akoma dhe Borshin, duke ju ofroruar përsëri të njëjtin premtim, ne japim viza dhe dokumenta për pasaporta greke, që ju të ikni e braktisni këto troje të bekuara. Është fakt. Kush do e mendonte se sot për Pilurin, do bëheshin kaq shumë investime dhe projekte për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë të këtij fshati të bekuar që sot shikon kaq shumë turist, vendas e të huaj.

Nga rehabilitimi i qendrës së fshatit, me përfundimin e lotit të parë të infrastrukturës rrugore që lidh Himarën me Pilurin, ku loti i dytë pritet të nis në fillimin e vitit 2024. Të shikosh që nga endër shekujsh, fshati Pilur, pas disa muajsh për herë të parë do të ketë uje të rrjedhshëm 24 orë në 24, falë bashkisë, qeverisë shqiptare dhe mbështetjes së qeverisë gjermane. Së fundmi vjen dhe një projekt i realizuar me shumë dashamirësi nga disa persona të lidhur shumë ngushtë me fshatin pa e braktisur kurrë atë dhe kur sjan prezent në disa momente, si dhe vëmendjen e veçantë nga kryetari Jorgo Goro për detajet dhe financimin e këtij projekti i cili për pak muaj do të bëhet realitet me financim të bashkisë Himarë. Është fakt. Fshati Pilur, duket se që nga krijimi i tij para dhjetra shekujsh është në kohën e tij më të lavdishme, sigurisht falë kryetarit, Jorgo Goro.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.