Panairi i Verës në Serbi, Rama: Kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për t’i treguar njëri-tjetrit se kush është i pari

Panairi i Verës në Serbi, Rama: Kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për t’i treguar njëri-tjetrit se kush është i pari

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Panairin e Verës në Beograd, i cili është titulluar “Vizioni i Verës” ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur.

 
Rama fjalën e tij e mbajti në gjuhën shqipe duke thënë se vendet e rajonit kanë humbur shumë kohë duke u përpjekur për ti treguar njëri-tjetrit se kush është i pari.
 
Kryeministri shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin, teksa shton se në panairin i cili po zhvillohet në në Beograd kanë shkuar 22 prodhues verërash shqiptarë
 
“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Para se të vija këtu shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi im edhe vendosa që të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronxit. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo, por di gjë kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për ti treguar njërit tjetrit se kush është më i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë të drejtën i pari që të jetojë në këtë vend. Por një gjë e kemi mësuar që asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Të gjitha vendet tona këtu do të jenë të qëndrojën edhe shumë vite dhe shekuj pas nesh dhe zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Europës duke u përpjekur që të bëjmë këtë lagje më të jetueshme dhe paqësore për nejrëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri tjetrit dhe duke i vënë flakën sicc kemi bërë për shumë vite.
 
Besoj që këtu në këtë panairi, besoj oa ekzagjeruar të nvielit të lartë europian është e qartë që më mirë kështu së bashku duke afruar njerëzit, duke parë se sa shumë gjëra të përbashkëta kemi is nejrëz se sa ashtu si kemi qëndrur më parë me kurriz nga njëri tjetri, pa ditur fare dhe me shumë konflikte dhe luftëra në mes.
 
Këtu sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, edicuoni i parë që po mabahet në Beogra dhe synojmë ta mbajmë çdo vit duke e spostuar nga njëri kryeqytet te tjetri do të nxisë edhe të tjerë të përfshihen në këtë aktivitet.
 
Sot ne kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona i cili është nga afro 60 milionë, prodhime bujqësore në afro 100 milion, 36 milion euro më shumë se një vit më parë dhe poteciali është shumë herë më i madh dhe këto janë hapat e para të një rritje që do të jetë e vazhdueshme.
 
Eksportet Shqiptare me Serbinë janë rritur shumë gjatë viteve të fundit me afro 30%. Gjithashtu edhe me RMV 30%. Këto të dhëna dhe plot të tjera na mjaftojnë që të vazhdojmë ta çojmë përpara këtë nismë”, tha Rama.
 
 
Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.