Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro i shoqëruar nga deputeti Vullnet Sinaj, nis zyrtarisht fushatën nga Labëria, konkretisht nga fshati Tërbaç.
Duke i falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e Tërbaçit i kanë dhënë, kryebashkiaku Goro, u shpreh se projektet dhe investimet në këtë mandat do të vijojnë të jenë akoma më të shumta se sa janë bërë për Tërbaçin dhe gjithë fshatrat e labërisë deri më tani.
Labëria do të jetë në vëmendje të veçantë edhe në këtë mandat nga bashkia Himarë në drejtimin tim, duke u bërë pjesë e pandarë e zhvillimeve ekonomike dhe turistike nga pjesa tjetër e bashkisë, ajo e bregdetit, u shpreh Goro.
Ndërsa banorët e Tërbaçit shprehën mbështetje absolute në zgjedhjet e 14 majit. Ne duam që ti të vazhdosh punët që ke nis edhe në këtë mandat, fitoren e kemi të sigurtë u shprehën ata.