Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Balla: Kërkojmë verifikimin e politikanëve për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Balla: Kërkojmë verifikimin e politikanëve për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS në Kuvend, ka dhënë detaje nga mbledhja e mbajtur sot me deputetët socialistë. Ai tregoi për mediat se dy nisma janë depozituar tashmë pranë organeve të Kuvendit dhe pas diskutimeve do të kalojnë edhe për votim.

“Nuk do të ketë më asnjë pengesë, edhe ata që kanë qenë të verifikuar dikur nga komisionet e ngritura me ligj në vitin 1995. Edhe për komisionet Mezini dhe për komisionet Bezhani”, tha Balla ndër të tjera, duke u shprehur se socialistët kanë marrë seriozisht nismën e Autoritetit të Dosjeve.

Kjo çështje është hapur pas një kërkesë që Autoriteti ui dërgoi Kuvendit dy muaj më parë, për një person që rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit me inicialet I.M. Sipas AIDSSH, ky person ka qenë ish-presidenti Meta, por në këto kushte ai nuk mund të verfikohet sepse është verifikuar më parë nga komisionet Mezini/Bezhani dhe ka një cerifikatë pastërtie.

Po ashtu, Balla u shpreh pas mbledhjes me deputetët socialistë se ata kanë depozituar në Kuvend dhe një nismë tjetër për verifikimin e të gjithë kandidatëve që duan të garojnë në zgjedhjet e ardhshme. 70 ditë para zgjedhjeve ata do të bëjnë kërkesë verifikimi pranë Autoritetit të Dosjeve.

“Edhe çështja tjetër, që 70 ditë para zgjedhjeve personat e interesuar të bëjnë kërkesë pranë Autoritetit mbi Dosjet për Ish-Sigurimin e Shtetit. Që dhe Autoriteti të ketë kohë për të kthyer përgjigje”, u shpreh kreu i Grupit të PS.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

“Grupi Parlamentar i PS ka iniciuar në Kuvend disa projektligje. Ditët në vijim do kemi dhe propozime të tjera për paketën e despiunizimit në kuptimin e nevojës urgjente që ka politika shqiptare dhe institucione të tjera për tu pastruar nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.

Edhe sot në mbledhjen e grupit kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces, i pari është në procedurën parlamentare që ka të bëjë me ligjin për autoritetin për informimin mbi dosjet e ish-sigurimit të shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për t’u verifikuar edhe ata që janë verifikuar dikur nga komisionet e ngritura me ligj në 1995 qoftë komisioni Bezhani, qoftë Mezini. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, të ketë një kohë jo më vonë se 70 ditë ku të gjithë kandidatet të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe Autoriteti të kenë mundësi të verifikojnë.

Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë politike sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar.”

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.