Tërmeti i fortë “shkund” Afganistanin dhe Pakistanin, raportohet për 130 të vdekur

Tërmeti i fortë “shkund” Afganistanin dhe Pakistanin, raportohet për 130 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur Afganistanin ku kanë humbur jetën të paktën 10 njerëz.

Tërmeti tronditi pjesën e Afganistanit lindor dhe pjesë të Pakistanit gjatë orëve të para të së mërkurës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Sipas mediave vendase mësohet se numri i viktimave pritet që të rritet gjatë orëve në vijim.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost në Afganistanin juglindor dhe ishte në një thellësi prej 51 km (31 milje), sipas USGS.

Lëkundjet u ndjenë në një distancë prej rreth 500 km (310 milje) nga rreth 119 milionë njerëz në Pakistan, Afganistan dhe Indi, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) në një postim në Tëitter.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, sipas postimeve të bëra nga qytetarët.

 “Lëkundje të forta dhe të gjata,” postoi një dëshmitar në EMSC nga Kabuli. “Ishte e fortë,” një tjetër dëshmitar postoi nga Peshaëar në Pakistanin veriperëndimor.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.