Rama jep lajmin e madh: Nesër firmoset marrëveshja me SHBA, aleatët do financojnë ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës

Rama jep lajmin e madh: Nesër firmoset marrëveshja me SHBA, aleatët do financojnë ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm pak më parë kur është shprehur se SHBA-të kanë vendosur të financojnë ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Kjo marrëveshje e rëndësishme sipas kryeministrit do firmoset nesër.

“Ne me SHBA nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do të financohet nga SHBA, që është një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për ti shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për çka Shqipëria ka bërë, për çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë periudhë. Për ato që shprehen në letrën e presidentit (i referohet letrës që Trump i dërgoi Ramës)”, tha Rama para gazetarëve.

Më tej, kryeministri tregoi gjithashtu se SHBA do t’i dhurojë Shqipërisë një numër të caktuar respiratorësh.

“Po ashtu SHBA, kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë në Europë, pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë.

Është e qartë që me SHBA kemi bërë dhe do bëjmë gjëra të tjera si rezultat i forcimit të marrëdhënies mes nesh dhe tyre”, përmbylli kryeministri.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.