Qyteti i Laçit tashmë ka një shesh që mban emrin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Sheshi është inaguruar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, pas ceremonisë së shpërndarjes së çelsave për banesat e reja te familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sheshi ndodhet mes pallateve të reja të ndërtuara me financimin e qeverisë turke.