SHIFRAT E FUNDIT/ Asnjë viktimë nga COVID, 2 herë më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orë

SHIFRAT E FUNDIT/ Asnjë viktimë nga COVID, 2 herë më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e pandemisë COVID-19, ku njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë, ndërkohë që numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 66. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 703 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë.

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Maj 2022)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 66
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 703

Testime totale 1,821,469
Raste pozitive 275,802
Raste të shëruara 272,066
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141
Fier 26
Korçë 16
Vlorë 14
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 5
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.