Omicron dhe Delta qarkullojnë në Shqipëri, Tomini: Kemi arritur pikun më të lartë gjatë këtyre dy viteve të pandemisë

Omicron dhe Delta qarkullojnë në Shqipëri, Tomini: Kemi arritur pikun më të lartë gjatë këtyre dy viteve të pandemisë

Komiteti Teknik i Ekspertëve po flet në lidhje me situatën epidemiologjike në vend.

Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik tha se këto dy javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi.

Ajo tha se gripi si dhe dy variantet e Covid, Delta dhe Omicron kanë përkeqësuar situatën dhe e bëjnë me të shpejtë përhapjen e Covid.

“Kjo rritje vjen nga variantet Delta dhe Omicron në vend por edhe mosrespektimit të grumbullimit për festat e fundvitit.  Do të themi që aktualisht është edhe gripi, dhe dy variantet po bëjnë një qarkullim dhe një përhapje të shpejtë.

Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. . Incidenca e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të infektimeve të gati dy viteve”tha Tomi ndër të tjera.

Ndërsa në lidhje me vaksinimin Silva Bino u shpreh se këtë javë ka pasur një rritje të kërkesës për tu vaksinuar.

“Kemi pasur shifra të larta të vaksinimit të kësaj jave. 7.7% me tre doza sa i përket popullatës në 42.4% dhe kjo lidhet me javën që kaloi ndërsa me të dyja dozat jemi rreth 38% e popullatës.

Prirja e vaksinimit është në rritje, por duhet edhe më tepër. Kjo vihet re me përdorimin e vaksinës, edhe në vendet e rajonit dhe në vendet europiane. Ajo që kemi sfidë është vaksinimi i të rinjve ”tha Bino.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.