Nis asfaltimi i rrugës turistike Qendër - Borsh, Kalaja e (Sopotit) Borsh.

Nis asfaltimi i rrugës turistike Qendër - Borsh, Kalaja e (Sopotit) Borsh.

Një tjetër investim në infrastrukturë drejtë finalizimit në Bashkinë Himarë. Borshi me këtë investim zgjeron hartën turistike, ku përveç plazhit më të gjatë në jug rreth 7 km, ka dhe Kalanë historike të Sopotit e ndërtuar mbi 2400 vjet më parë. Ku së bashku me Kalanë e Himarës, janë nga më të vjetrat në jug të Shqipërisë, dhe me Kalanë e Porto-Palermos janë tre asetet kulturore turistike shumë të rëndësishme të Himarës.

Rruga nga qendra e Borshit deri në Kala me një gjatësi 1.2 km, është një nga rrugët më panoramike të jugut, e cila do të shërbejë jo vetëm për vizitorët e trashëgimisë historike dhe kulturore të Kalasë mijëra vjeçare, po edhe për banorët e Borshit dhe ata të Fterrës, ku këtyre të fundit ju shkurton rrugën tejet të amortizuar dhe me shpresën se në një kohë të shkurtër në një fazë tjetër do të arrijë deri në fshatin e tyre, Fterrë.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.