Zona e Bregdetit nga Fterra në Nivicë, një zonë që vazhdimisht vuan mungesën e dritave që prej orës 7:30 ndodhet në errësirë totale.
Nuk ka asnjë shpjegim nga OSHEE për arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Mungesa e energjisë është një prej problemeve më të mëdha të kësaj zone, e cila sa herë nisin pikat e para të shiut ngelet gjithmonë në errësirë, dhe ketë sezon më shumë, kjo pjesë e bregdetit nga Fterra në Nivicë, më shumë pa energji se me energji elektrike. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situat jo normale.