Kryeministri Rama me “ustallarët holandezë” që kanë projektuar Portin e ri të Durrësit

Kryeministri Rama me “ustallarët holandezë” që kanë projektuar Portin e ri të Durrësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën këtë të shtunë me projektuesit e Portit të ri të Durrësit. Teksa ndan pamjet me ata që i quan “ustallarët holandezë”, Rama thotë se porti është një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

“Mirëmëngjes, nga zyra me ustallarët holandezë për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

“Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja. Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj”, tha kreun i qeverisë shqiptare teksa mikpriti projektuesit.

Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me impakt të shtrirë në të gjithë rajonin.

“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Kryeministri Rama u shpreh se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Rama, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.