Punimet në rrugën Kuç-Qeparo po ecin goxha mirë. E aksesueshme për qytetarët e zonës dhe atyre që frenkuentojnë jugun e vendit, sipas firmës kontraktore do të bëhet deri fund të muajit Maj.
"Rruga e re (dhe e shumëpritur prej dekadash e Lumit të Vlorës). Çfarë thesari natyror do të zbuloni në këtë zonë të pashkelur kur të përfundojë".
Projekti lidh fshatrat e kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe del në zemër të bregdetit jonian.
Rruga e Lumit të Vlorës, 94 km fillon nga Bypass i Vlorës – Peshkëpi – Ura e Gjormit – Brataj, Kuç –Ura e Kudhësit- Qeparo.
Përveçse siguron lidhjen e këtyre fshatrave me Vlorën dhe bregdetin duke nxitur mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë e agroturzimit, panorama fantastike që shoqëron përgjatë të gjithë rrugës pritet të nxisë zhvillimin e aktiviteteve sportive si trekking dhe ecje me biçikileta, të cilat eventualisht mund të sjellin transformimin e të gjithë luginës në atraksion turistik.
Si dhe rruga e re Gusmar-Kuç, tashmë e përfunduar, e cila lidh Tepelenën me bregdetin, krijojnë unazën e Jugut.