Data 6 dhjetor i 2022 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë 110- vjeçare të shtetit Shqiptar. Në të vërtetë ndodhën shumë gjëra për herë të parë në 6 dhjetor 2022 në Tiranë.
Në ambientet e reja të Stadiumit Kombëtar "Air Albania" për herë të parë mbahet një event gjeopolitik kaq i rëndësishëm. Për herë të parë ndodh që shqipërinë e viziton në një ditë së bashku gjithë lidershipi i BE-së. Po për herë të parë mbahet një samit i BE-së, jashtë kuvijëve të tyre. Për herë të parë samiti i BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perndimor mbajnë një mbledhje kaq të rëndësishme jashtë territorit të shteteve anëtare të BE-së.
Kryeqyteti i Tiranës i stolisur aq bukur me rastin e festave të fundvitit, ishte në fokusin e gjithë botës dhe jo vetëm i evropës gjatë datës 6 dhjetor me rastin e Samitit BE-së, me shtetet e Ballkanit Perndimor, që aspirojnë në një kohë të shkurtër ti bashkëkohen Bashkimit Evropian.
Për herë të parë kontinenti i Evropës duket kaq afër dhe bashkuar sa asnjëherë tjetër. Nga mbledhja e përbashkët u pa se sinjalet ishin të qarta, që mos ketë më kufijë ndarës midis Evropës. Nga Tirana, Ballkani Perndimor i dha provat dhe njëherë tjetër, se Evropa s'duhet të ketë më kufijë ndarës.