FOTO: Liderë nga gjithë bota mbërrijnë në Londër, i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II

FOTO: Liderë nga gjithë bota mbërrijnë në Londër, i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II do të përcillet sot për në banesën e fundit, një ngjarje që është konsideruar nga mediat botërore si më e madhja e kohës sonë. Liderë nga gjithë bota kanë udhëtuar drejt Londrës dhe kamë kryer homazhe pranë arkmortit të saj, në Westminster Abbey.

Procesione madhështore nëpër rrugët e Londrës dhe më pas në Kështjellën Windsor do të shoqërojnë arkivolin e mbretëreshës përpara se të varroset në mbrëmje në kishën e Shën Gjergjit në Windsor.

Westminster Abbey ka më shumë se 2,000 vende, dhe Buckingham Palace tha në një deklaratë se 200 njerëz që u njohën në listën e ndereve të mbretëreshës këtë vit do t’i bashkoheshin kongregacionit, përfshirë ata që dhanë “kontribute të jashtëzakonshme” në përgjigjen ndaj Covid-19. pandemisë, dhe kanë dalë vullnetarë në komunitetet e tyre lokale.

Liderët kryesorë të botës janë fotografuar në ceremoni. Atje ndodhen dhe presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.