Erdogan dorëzon 522 shtëpitë e rindërtuara: Ne e mbajtëm premtimin që i dhamë shqiptarëve! Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë

Erdogan dorëzon 522 shtëpitë e rindërtuara: Ne e mbajtëm premtimin që i dhamë shqiptarëve! Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalës së tij në qytetin e Laçit tha se ndërtimi i  522 banesave, të ciat u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, kushtuar 42 milionë euro.

Erdogan duke u kthyer 2 vite pas tha se sapo shteti turk mori vesh për tërmetin në Shqipëri,  menjëherë u vunë në lëvizje, për të ndarë dhimbjen me shqiptarët duke iu ardhur në ndihmë.

Ai e tha me plot gojë se pavarësisht sprovave që Turqia ka kaluar përgjatë këtyre viteve për shkak të pandemisë, tërmetit dhe zjarreve që goditën vendin ata arritën që të përmbushin premtimin që i bënë Shqipërisë.

Sipas Presidentit turk gëzimi i shqiptarëve është edhe gëzimi i vëllezërve turk dhe hidhërimi jonë është dhe hidhërimi i tyre.

“Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Kështu që mirëqënien dhe paqen tuaj e kosiderojmë njëjtë si tonën. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin menjëherë u vendosëm në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës që ishin prekur dhe u përpoqëm që të shërojmë sado pak plagët e tyre.

Ne si shtet duke u mombilizuar me të gjitha mundësitë tona ju erdhëm në ndihmë. Njëjtë sicc e theksoi dhe miku im Edi Rama që  “Vëllai I qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret”. Pas tërmetit të ndodhur ne menjëherë kemi dërguar në Shqipëri të gjitha materialet, pajisjet e nevojshme të ndihmës së shpejtë dhe ekipet teknike nëpërmjet Ambasadës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit. Duke qënë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim Ramën kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të gjitha këtyre punimeve që sapo kishin filluar.

 Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm së bashku iniciativa që përgjatë këtij procesi filluam kontaktet tona me komitetin ndërkombëtar dhe me organizatën e bashkëpunimit. Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e cila I erdhi në ndihmë Shqipërisë tregon qartë solidaritetin e fortë mes nesh.

 Për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe barën e familjeve të prekura nga tërmeti ne morëm vendimin me Ramën duke firmosur kështu edhe nej referendum mirkutimi, që banesat shtëpitë që ishin të rënuara gjatë tërmetit të rindërtoheshin. Dhe sot po I dorëzojmë këto banesa, 522 njësi banimi që kanë kushtuar 42 milion euro.

Në këto momente dua tju uroj të gjithë përfituesve ti gëzoni këto banesa. Falenderoj të madhin Zot që edhe gjatë këtij procesi edhe pse Turqia u sprovua gjatë këtij procesi me shumë fatkeqësi natyreore, me tërmete, zjarre ne arritëm të përmbushim premtimin tonë ndaj Shqipërisë. Tani po theksoj një gjë, ajo që dua të theksoj është parim besim I ciili shenja e vëllazërisë nuk është kur tit ë vish të therrasin port ë qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë dhe pikërisht ne tani dhe në vijim do vazhdojmë tju qëndrojmë pranë”, tha ai.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.