Bilanci i COVID në vend, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u regjistruan

Bilanci i COVID në vend, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u regjistruan

Gjatë 24 orët e fundit të vendin tonë janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 36 qytetarë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërkohë 26 qytetarë kanë arritur të mposhtin Covid.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:

20 në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Maj 2022)

Raste të reja ditore 36

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 973

Testime totale 1,822,442

Raste pozitive 275,838

Raste të shëruara 272,091

Raste Aktive 250

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150

Fier 27

Korçë 17

Vlorë 13

Gjirokastër 12

Shkodër 12

Elbasan 6

Lezhë 6

Berat 3

Durrës 2

Dibër 2

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.