A do të ndodhë ndryshimi i orës dhe këtë vit? Ja çfarë është vendosur

A do të ndodhë ndryshimi i orës dhe këtë vit? Ja çfarë është vendosur

Më në fund do t’i kthejmë akrepat e orës një orë mbrapa në tetor, siç kemi bërë për kaq shumë vjet, duke shënuar fillimin e kohës së dimrit. Cnn shkruan se të dielën e fundit të Tetorit, domethënë më 31 Tetor 2021, ndryshimi i kohës do të ndodhë normalisht, pasi pandemia e Covid solli ndryshime dhe vendosi planifikimin për heqjen e ndryshimit të orës.

Prandaj më 31 tetor 2021, do të kthehet një orë mbrapa, nga ora 04.00 në 03.00 në mënyrë që të bëjmë kalimin nga koha e verës në dimër. Parlamenti Evropian kishte vendosur që ndryshimi i kohës të ndalet të Dielën e fundit të Marsit 2021 për vendet e Bashkimit Evropian, të cilat duan të mbajnë kohën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan kohën e dimrit, ndryshimi do të jetë bërë të dielën e fundit të tetorit 2021, pra këtë vit më 31 tetor.

Më 26 Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi qëndrimin mbi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të kohës, duke mbështetur ndryshimet e fundit të kohës deri në vitin 2021, kohë në të cilën secilit vend i kërkohet të zgjedhë nëse akrepat e orës do të qëndrojnë gjatë verës apo dimër.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.