109 vjetori i Policisë së Shtetit, ministri Çuçi: Te protesta e PD dëshmuat profesionalizëm të lartë! Ajo ishte primitive dhe brutale

109 vjetori i Policisë së Shtetit, ministri Çuçi: Te protesta e PD dëshmuat profesionalizëm të lartë! Ajo ishte primitive dhe brutale

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u shpreh sot se Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm të lartë gjatë protestës së zhvilluar në selinë e PD më datë 8 janar. Këtë deklaratë ministri e beri gjatë ceremonisë për 109 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.  

“… Policia tregoi me profesionalizëm të lartë pjekuri dhe maturi për t’u admiruar. Një situatë e pangjashme në botën e qytetaruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi”, tha ndër të tjera ministri.

Pjesë nga fjala e Çuçit:

Policia e ka krijuar standartin e lartë të profesionalizmit dhe autonomisë. Dëshmi e qartë e kësaj është dhe menaxhimi i ngjarjes së fundit, ku Policia tregoi me profesionalizëm të lartë, pjekuri dhe maturi për t’u admiruar. Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi.

Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik dhe detyrimi për të parandaluar dhe shamngur çdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës.

Me krenari e them se Policia tregoi dhe dëshmoi se ka një nivel të lartë profesionalizmi. Përgëzime. Vizioni ynë, i Qeverisë, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, do ishte i pamundur pa përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin ju u shërbeni qytetarëve.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.