Cilin nga plazhet e Himarës do të zgjidhni këtë Verë për pushimet tuaja?
Himara është qyteti kulturor, nuk të ofron vetëm plazhin e bukur dhe të kristalt, ka një kala e cila quhet "Barbaka" e ka prejardhjen qe nga mesjeta, perveç kalasë antike ka edhe dy breza te tjerë mbrojtës. Në këtë fshat gjenden objekte të tjera me rëndësi kulturore dhe me interes turistik. Përvec fshatit i cili ofron nje pasuri të madhe historike nuk mund ti anashkalojmë plazhet fantastike të Himarës.
Borshi, me plazhin e pastër të kristaltë dhe të pafund me rreth 7 km gjatësi, apo dhe me kalanë 2400 vjeçare ku vitet e fundit frekuentohet gjithnjë e më shumë nga turist vendas dhe të huaj. Për këtë verë do të jetë gati dhe rruga nga qendra e fshatit në kala, e cila pritet të përfundoj në mes të Qershorit, dhe do ti sjelli dhe një përfitim- Ekonomik për banorët e zonës. Borshi nuk ka vetëm Hotelerinë buzë detit por ka dhe shumë bujtina apo shtëpiza të vogla brenda agrumeve të cilat për turistët janë shumë të kërkuara gjatë viteve të fundit.
Dhërmi është një nga fshatrat më të vjetër dhe më të bukur të bregut dhe nga më të frekuentuarit për pushime. Në zbritje drejt bregdetit plazhi i Dhërmiut është simbol i qetësisë, detit të pastër dhe gjelbërimit, karakteristikë e Dhërmiut është se ka shumë kisha, dhe ndërtimet qindra vjeçare karakteristike të ndertuara me të njëjtin model me gur dhe çati.
Pasi kalon gjirin e Porto-Palermos shfaqet lugina e Qeparoit mbushur me agrume dhe ullinj, në krah të saj është plazhi i gjatë tashmë me pedonale të re që përshkon gjithë gjatësinë e tij. Qeparoi i vjetër është unik në stilin e tij artitekturor, shtëpi prej guri disa katëshe me dritare që shohin nga deti lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet rrugëve me kalldrëm.