Kisha e Shën Nikollit pranë Kalasë së Porto Palermos

Kisha e Shën Nikollit pranë Kalasë së Porto Palermos

Informacioni bazë që na shpie në përfundim se kisha që ka shpëtuar është katolikja e një institucioni monastik, vjen nga libri I hulumtuesit theologut, Theofan Popa që u referohet mbishkrimeve të manastireve dhe kishave të Shqipërisë. Këto mbishkrime i ndjeri Popa i ka mbledhur si nga shënime të botuara më pare të Pulitsës si edhe nga kërkime të tij të drejtpërdrejta në terren si nëpunës i institutit të Monumenteve të Kulturës, në periudhën e persekutimit ateist dhe kjo ka rëndësinë e vetë. Popa gjeti kuti Lipsanesh të Shenjta në Manastirin e Shën Dhimitrit në Qeparo e cila shkruan në greqiaht: “Kjo kuti i lipsaneve është e manastirit të Shën Nikollës – Palermo. 1800”. Fakti që Manastiri kishte Lipsane të Shenjta tregon se ishte fort mirë i organizuar dhe i stabilizuar. Në një ballafaqim me një tjetër mbishkrim që referon libri “1811”, që ishte e murosur në një gur qosheje në konakët  e Manastirit të Shën Dhimitrit mund të mbështetet hipoteza se pasi Aliu shkatërroi, sikundër më poshtë do të përshkruhet Manastirin e Shën Nikollës në Palermo, murgjit transferuan çka kishin shpëtuar nga Manastiri në Palermo dhe ndërtuar rreth kishës që ishte prej kohësh të Shën Dhimitrit, konakët për t’u vendosur aty. Kështu kutia e Lipsaneve u gjend aty nga ana e Popës rreth viteve 1970.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.