“Ka të plagosur në Borsh”, policia sqaron: 34-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra mbi xhamin e lokalit

“Ka të plagosur në Borsh”, policia sqaron: 34-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra mbi xhamin e lokalit

Policia e Vlorës sqaron ngjarjen e ndodhur sot në mbrëmje në Borsh të Sarandës. 

Në fillim në media u raportua për të shtëna me armë dhe një të plagosur, por policia e mohon këtë. 

Autoritetet thonë se një 34-vjeçar me iniciale S.G., ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në xhamin e një lokali. Si pasojë ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në lidhje me një  lajm të  publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimatin të sigurt  dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.