Ilir Meta “zhvishet” nesër nga kostumi i Presidentit, zbardhet agjenda: Bajram Begaj mbërrin në seli në orën 19:15

Ilir Meta “zhvishet” nesër nga kostumi i Presidentit, zbardhet agjenda: Bajram Begaj mbërrin në seli në orën 19:15

Presidenca ka zbardhur sot agjendën për largimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit dhe marrjen e detyrës nga Presidenti i ri Bajram Begaj. Pas një seance betimi në Kuvend, ceremonia do zhvendoset në selinë e Presidencës te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Nesër, e dielë 24 korrik 2022, në ora 19:15, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj”, njofton Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit në ikje Ilir Meta.

Ceremonia sipas programit më poshtë, do të mbulohet me regji qendrore, dhe frekuencat satelitore për sinjalin do t’ju dërgohen nesër të gjitha mediave të interesuara. Programi i ceremonisë së fillimit të detyrës nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj:

18:45 – 19:15-  Mbërritja e të ftuarve

19:15  – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.