Një vullkan i fuqishëm ka shpërthyer këtë të shtunë në Filipine. Vullkani Taal, i cili ndodhet në një liqen piktoresk në jug të Manilës, shpërtheu në orën 7:22 të mëngjesit. Lajmi u bë me dije nga Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
Ai paralajmëroi se shpërthime të mëtejshme ishin të mundshme, për të cilat tha se mund të shkaktonin rrjedha të rrezikshme vullkanike me lëvizje të shpejtë të gazit, hirit dhe mbeturinave, si dhe cunami.
Autoritetet urdhëruan banorët e pesë vendbanimeve përreth liqenit që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.