Një stuhi e fuqishme e cila është shoqëruar me breshër ka goditur këtë pasdite ishullin e Kefalonias në Greqi.
Për shkak të stuhisë, në pak minuta u shkaktuan përmbytje të mëdha në rrugë, si dhe dëme të mëdha u regjistruan në Argostoli, Faraklata dhe Palliki, ku u përmbytën mijëra hektarë tokë.

“NewsBomb.gr” raporton se Avioni Sky Express që po mbërrinte në ishull nga Athina, iu desh të kthehej mbrapsht për shkak të stuhisë dhe rrufesë, pasi piloti nuk mundi dot të ulej.
