Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të furnizojnë BE-në me 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) këtë vit.
“Ne mund të bashkojmë forcat për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse ,” i tha Biden Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bruksel. “Sot ne ramë dakord për një plan të përbashkët për këtë qëllim, duke siguruar përparimin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe të pastër të energjisë.”
15 miliardë metra kub përbëjnë rreth 10% të totalit të importeve të gazit rus nga BE vitin e kaluar. Megjithatë, ka ende 155 miliardë metra kub gaz rus të furnizuar nga BE në vitin 2021, një sasi që është jashtëzakonisht e vështirë të zëvendësohet nga një furnizues tjetër.
Për këtë qëllim, është ngritur një njësi e posaçme bashkëpunimi BE-SHBA me synimin për të arritur 50 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm amerikan në Evropë deri në vitin 2030.
Presidenti Biden tha se arritja e këtij qëllimi varet edhe nga sa shpejt Evropa ndërton infrastrukturën e re të ruajtjes.