A do të tërhiqeni për amnistinë fiskale? Rama: Jemi të vendosur që ta çojmë përpara

A do të tërhiqeni për amnistinë fiskale? Rama: Jemi të vendosur që ta çojmë përpara

Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediet, në lidhje me sulmin kibernetik që ka prekur sistemin qeveritar online në vendin tonë.

I pyetur për dy shtetet, për të cilat dyshohet se janë përfshirë në sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Rama u tregua i rezervuar, duke thënë se nuk dëshiron që të spekulojë emra vendesh.

Ai theksoi se qeveria do të çojë përpara projektligjin për amnistinë fiskale, ndonëse ka pasur qëndrime kundër nga organizatat ndërkombëtare.

Pyetje: Ju folët për dy shtete, a është e mundur të na thoni se cilat janë këto dy shtete?

Rama: Nuk dua të spekuloj se kjo është shumë serioze, në momnentin që do të kemi provat e mjaftueshme do të marrim aksionet konkrete të natyrës diplomatike ndaj këtyre dy shteteve, që është autori i agresionit kriminal ndaj Shqipërisë, më lejoni që të jem i rezervuar. Aryseja që ne jemi përpjekur  të informojmë publikun, pa thënë gjithԭka është sepse kemi qenë një një luftë me një agresor që bombardonte  nga të gjitha anët sistemet tona. Njësoj si të bombradontye ujësjellësat, kanalizimet, ndriçimet, port në hapësirën virtuale.

Pyetje: Do të kërkoni dëmshpërblim nga ato shtete?

Rama: Nga ato shtete nuk ka vend për të arsyetuar në mënyrë logjike që buron nga ligjet ndërkombëtar,  nuk duan të dinë për ligjet ndërkombëtare.

Pavarësisht se janë dy shtete jo miqësore me Shqipërinë, nuk ka pse të përgëjohen. Rënia e sistemit në një moment të caktuar është diçka q ëndodh edhe në SHBA jo më në Shqipëri.

Pyetje: Negociatat me BE, amnistia fiskale? A do e miratoni apo do tërhiqeni?

Rama: Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaquar kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se amnistia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen punë ate Shqipëria, nuk e pranojnë. Po t’i kthehemi historisë ky është një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne i miratuam të treja ligjet para periudhës së përcaktuar nga KiE dhe nuk e morëm. Statusi i kandidatit erdhi pas një sërë reformash të tjera dhe pasi u larguan ata.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.