Rama dhe Ahmetaj në Kavajë, inspektojnë punimet në kantierin e shkollës: Transformim rrënjësor i kushteve për nxënësit dhe mësuesit

Rama dhe Ahmetaj në Kavajë, inspektojnë punimet në kantierin e shkollës: Transformim rrënjësor i kushteve për nxënësit dhe mësuesit

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Arindërtimit Arben Ahmetaj kanë vizituar sot qytetin e Kavajës, ku kanë inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit të një shkolle.

Godina e prishur nga tërmeti ka qenë gjimnazi i Kavajës, me rreth 627 nxënës dhe mbi 60 mësues, ndërsa tashmë do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit.

Rama është shprehur se ndërtimet e reja do të sjellin një ndryshim rrënjësor për kushtet e nxënësve dhe mësuesve.

"Kavajë - Në një nga 9 kantieret e infrastrukturës arsimore të Rindërtimit, e cila do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit, si një transformim rrënjësor i hapësirave e kushteve për nxënësit e mësuesit", shkruan Rama.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.