Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar dhe ka kryer manovra të rrezikshme me makinë në rrugë.
Automjeti ka goditur një efektiv policie, ndërkohë në përpjekje për ta ndaluar, policia ka qëlluar me armë, por personi i paidentifikuar ende, nuk u arrit që të kapej.
Pak minuta më vonë, është gjetur dhe një armë zjarri, që mendohet se i përket pikërisht personit të shpallur në kërkim.