Vunoin, Pilurin, Piqerasin dhe Lukovën, kë do të vizitonit këtë verë?

Vunoin, Pilurin, Piqerasin dhe Lukovën, kë do të vizitonit këtë verë?

Blloku i II i zonave mahnitëse turistike të bregdetit Jonian!

 

Vunoi-Jali, është një nga plazhet me të bukura në të gjithë bregdetin Jonian, i strukur thellë, mes kodrinave me ullinj e me shtëpitë e bukura të vunoit mbi kokë, gjelbërimit të përhershëm të shkurreve. Historia e këtij fshati është e vjetër, madje thuhet se ka ekzistuar që në periudhën e bronxit. Në kadastrat turke Vunoi quhej "Vane" për shkak të shtëpive mbi njëra-tjetrën. Në Vuno gjenden disa nga objektet e kultit nga më të veçantat për shkak të arkitekturës dhe historisë së tyre. Vunoi është i ndarë në dy zona: ajo e larta, e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer shumëngjyrëshe edhe ajo e ulëta ku ndodhen kishat e lashta ortodokse.

 

Piluri, ballkoni i bregdetit, ku fal investimeve në infrastrukturën rrugore si dhe rehabilitimin e qëndrës së fshatit, vitet e fundit është kthyer në një nga atraksionet turistike më të vizituara përgjithsisht të huaj por edhe vendas. Ndonëse fshati i pilurit ndodhet jo në vijën bregdetare, dhe kur shkon aty duket sikur malet, deti dhe qielli bashkohen në një pikë. Pikërisht, kjo është arsyeja pse fshati pilur po tërheq dita-ditës e më shumë vëmendjen e turistëve. Ku tjetër mund të organizohej festivali i traditës për këngën labe, veçse në Pilur, me mbretëreshën e polifonisë "Bejkë e Bardhë". Nga 2019 nisi festivali i kengës "Bejkë e Bardhë" i cili do të zhvillohet çdo vit me pjesmarje nga gjithë krahina.

 

 

Lukova perla e bregut të Jonit, ku gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon, ku klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore, . Lukova është një ndër fshatrat karakteristike të bregdetit të poshtëm . Natyra e paprekur, uji i kristaltë i Jonit me ngjyrën e veçantë, fshati me kalldrëmin e tij karakteristik, me shtëpitë tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta.  Lukova është fshat i krishterë me tri kisha.

 

Piqerasi-Buneci Fshati me shtëpitë e bardha prej guri, me çatitë e kuqe, me dritaret nga deti rrethuar me oborre e platacione agrumesh, të hapura "me thonj" mbi gurë e shkëmbinj. Manastiri i fjetjes së Hyjlindëses së Krimasovës ndodhet në një pozicion dominues, në një kodër pitoreske mbi fshatin Piqeras. Sipas një date që gjendet e gdhendur në një gur të murosur mbi portën Jugore të kishës, manastiri është ndërtuar në vitin 1612. Kambanorja e kishës, që ka në kambanë datën 1744, është dhuratë nga Piqerasiotët e emigruar. Plazhi i Bunecit një tjetër perl e Jugut, është i qetë dhe disi i pazakontë. Bregu me guralece të bardhë, ndahet nga një përrua, që zbret nga malet e larta. Perëndimi duket i mrekullueshëm prej plazhit të Bunecit.

 

 

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.