Piluri, po kthehet në atraksion turistik. Këtë fundjavë vizitorët e nderit për shtepitë e Pilurit, tashmë të kthyera në bujtina, ishin këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Në Pilur vitet e fundit "turizmi", është kthyer në burimin kryesor i të ardhurave për banorët e fshatit. Fshati Pilur i quajtur ndryshe " Ballkoni i Bregut" , vitet e fundit shikojmë se të gjitha banesat po kthehen në bujtina për turistët, më shumë të huaj. Kjo tregon se edhe fshatrat që nuk janë vendosur buzë detit mund të bëjnë turizëm për pjesën më të madhe të vitit, fal bukurive dhe trashëgimitë kulturore dhe historike që ka secili fshat i Bregut dhe jo vetëm.