Një shkollë e re që po ndërtohet në kryeqytet do të mbajë emrin e analistit Andrea Stefani, i cili është ndarë nga jeta në vitin 2016.
Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili thotë se emrin e tij do ta mbajë një shkollë 9-vjeçare që ndodhet te rrethrrotullimi i Shpiponjës.
"Shkolla e re te rrethrrotullimi "Shqiponja" do të mbajë emrin e Andrea Stefanit, gazetarit të drejtë dhe të ndershëm. Krahas 17 shkollave të reja që kemi nisur të ndërtojmë në Tiranë, qeveria na ka financuar edhe 11 të tjera për t'u rindërtuar pas tërmetit”, shkruan Veliaj.
Ndërkaq Veliaj thotë se qeveria ka financuar edhe rindërtimin e 11 shkollave të tjera në kryeqytet.