Çorraj fshati i gjelbër majë kodrës!

Çorraj fshati i gjelbër majë kodrës!

PËRSHTYPJET E PARA

Çorraj, ashtu si dhe Fterra, mbështetet në një terren të pjerrët të një lugine të ulët, por të gjatë, ku disa fshatra të lashta qëndrojnë si yhet në një konstelacion. Ky konstelacion ishte dikur një itinerar i pasur social e tregtar, pikat e te cilit janë zhvendosur me njëfarë frekuence gjatë shekujve, si përgjigje ndaj forcave të biznesit e luftërave që vazhdimisht kanë përfshirë këtë zonë. Ashtu si shumë fshatra në zonë, vendodhja e fshatit Çorraj të ditëve të sotme është thjesht vendodhja e fundit, kur gjërat u vendosën në kohërat moderne. Duke pasqyruar historinë e gjatë të kulturës së ndarë në luginën s Kuçit, Çorraj ka një histori të dokumentuar të bashkëjetesës fetare. Po ashtu, ngjashëm me fshatrat e tjera të rajonit, Çorraj është rritur shumë. Nuk ka qenë kurrë një fshat i madh apo krejtësisht funksional për 25 vjet, por edhe më përpara kësaj, në periudhën komuniste, banorët ishin të varfër dhe të aftë për të bërë vetëm disa ndërhyrje modeste mbi ndërtesat. Që prej asaj kohe, fshati fashitet lehtshëm, dhe grumbulli i gurëve të papërpunuar shkrihet butësisht me tokën.

 

POPULLSIA DHE BASHKËJETESA FETARE

Harmonia e fshatit Çorraj është e dukshme në bashkëjetesën e banorëve të krishterë, ortodoksë dhe atyre myslimanë. Që prej konvertimit të pjesshëm të banorëve në fenë islame, gati dy shekuj më parë, këto dy komunitete kanë jetuar në harmoni të plotë. Për shembull, është traditë që gjatë festës së Pashkëve, i gjithë fshati feston së bashku; të krishterët bejnë një gatim të veçantë, gjysma e të cilit për myslimanët: i cili përgatitet me gjalpë, vezë dhe mish, sikurse është e këshillueshme dhe e pranueshme për besimin islam, kurse gjysma tjetër, të cilin do ta hanë vetë të zotët e shtëpisë (të krishterët) - nuk ka asnjë nga këta ingredientë, sikundër e kërkon riti i kësaj dite të shenjtë.

 

RRËNJËT - HISTORI

Nga sondazhet e ekipeve të Institutit Arkeologjike në terrenet e fshatit të sotëm dhe përreth tij janë gjetur disa vegla litike që datojnë në periudhën e paleolitit dhe mezolitit, të dhëna këto që e shtyjnë praninë e jetës në këtë vend që në prehistori. Dokumenti i parë i shkruar, ku përmendet fshati Çorraj, i takon vitit 1431; ai është dokumenti nr. 91 dhe i takon "Defterit të Sanxhakut të Delvinës". Në këtë dokument, fshati Çorraj përmendet me emrin Cërnagore dhe figuron të jetë me dy mëhallë: Lleshani dhe Çornica, që të dyja së bashku kishin 74 shtëpi. Në dokumentet e tjera të shkruara, në ato osmane të vitit 1551, ndër të tjera thuhet se në atë kohë ky vendbanim kishte 44 shtëpi. Sipas këtij dokumenti, taksat që paguante ky fshat dhe prodhimet bujqësore të fshatit Çorraj, shfaqen si pjesë përbërëse e krahinës së Himarës, në përpjekjen e kësaj të fundit për t'u lidhur në aleancë me Papatin në vitin 1581 dhe me careshën ruse në vitin 1759, ndërsa etnografikisht ky fshat bën pjesë në njësinë e Kurveleshit të Poshtëm.

 

RRËNJËT -HISTORIA

Në shekullin XVIII-XIX, në periudhën e sundimit të Ali Pashës, një pjesë e fshatit u myslimanizua, duke u ndarë në dy fe të ndryshme, por duke ruajtur përherë marrëdhënie mjaft të mira dhe harmoninë fetare. Në kryengritjet kundër Tanzimatit, me prijës Zenel Gjolekën nga Kuçi, fshati Çorraj u kthye në pikë qëndrese. Banorët e këtij fshati janë treguar, gjithashtu, mjaft aktivë në përpjekjet për shpalljen e pavarësisë së shtetit Shqiptar. Periudha e Reformës së Tanzimatit u karakterizua prej përpjekjeve të herëpashershme për të modernizuar Perandorinë Osmane, si dhe për të siguruar tërësinë e saj territoriale përkundrejt lëvizjeve nacionaliste të brendshme dhe forcave agresive jashtë kufijve të shtetit. Këto reforma inkurajuan otomanizmin mes grupeve të ndryshme etnike brenda Perandorisë në përpjekje për të frenuar rrymat e lëvizjeve nacionaliste brenda Perandorisë Osmane. Këto reforma synonin t'i jepnin emancipim subjekteve jomyslimane të Perandorisë dhe t'i integronin joturqit plotësisht në shoqërinë osmane, duke vënë në pah liritë e tyre civile dhe duke iu dhënë atyre barazi përgjatë gjithë Perandorisë.

 

POPULLSIA - KULTURA

Banorët e fshatit Çorraj dallohen si arsimdashëd, ku pjesa më e madhe e tyre kanë mbaruar arsimin e lartë. Ata punojnë në institucione të ndryshme shtetërore, ku dallohen për kontributet e veçanta në mjaft fusha të shkencës dhe të kulturës. Banorët e këtij fshati, sikundër edhe më gjerë, ata të Labërisë, kanë në traditën e tyre këngën polifonike, pothuaj e njëjtë, me pak ndryshime të vogla me atë që këndohet dhe thirret me termin "labçe". Veshja tradicionale e fshatit Çorraj është e ngjashme me veshjet e tjera të zonës së Labërisë, edhe pse disi më e përpunuar. Veshka karakteristike te burrat është fustanella e bardhë, këmisha e bardhë me mëngë të gjera dhe të gjata, jeleku i punuar me motive dhe fije ari dhe kësula e bardhë. Në Çorraj është përpunuar shajaku, i cili punohej në dy dërstilat që kishte fshati.

 

VENDOSJA - INDI URBAN

Fshati Çorraj shtrihet në rrëzë të Malit të Vakajve. Në pjesën veriore kufizohet me Kuçin, në pjesën lindore shtrihet Fterra, ndërsa në jug ndodhet Guri i Pollacës. Majat që rrethojnë fshatin janë 1404 m të larta (Maja e Gjinikës) dhe 1112 m (Maja e Dhrisë). Tokat e pakta të fshatit ngrihen në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit dhe erërat detare krijojnë një klimë të ngrohtë e të qëndrueshme. Rrënoja arkeologjike janë gjendur në pjesën veriore të fshatit, ku rrugët janë të shtruara me kalldrëm dhe gjenden disa kisha prej periudhës së mesjetës, por ende nuk është bërë asnjë studin për ti datuar dhe për të gjetur shkakun e shkatërrimit dhe braktisjes së tyre.

 

BANESA E GJIK GJIPALIT - BJË MONUMENT KULTURE

Banesa e Gjik Gjipalit është një Monument Kulture dhe ndodhet në fshatin Çorraj. Daton që në shekullin XIX. Shtëpia është një ndërtesë dykatëshe, e transformuar pjesërisht si pasojë e restaurimeve të mëvonshme. Për t'iu përshtatur terrenit të rrëpirë, shtëpia është ndërtuar në nivele të ndryshme, ku kati përdhesë zë një sipërfaqe prej 4,2 x 5 m në brendësi, që ndërlidhet me katin e parë përmes një shkallareje të jashtme. Kati i parë përbëhet nga dy hapësira, të cilat kanë akses të ndarë nëpërmjet hajatit. Këto dy hapësira komunikojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet një dere me akses të brendshëm, gjithashtu. Përkohësisht, vetëm disa pjesë të shtëpisë qëndrojnë ende në këmbë, sepse çatia është rrëzuar me kohë. Çatia ishte ndërtuar me dru dhe e mbuluar me pllaka guri, ndërsa muret janë ndërtuar me gurë dhe suva.

 

FORTIFIKIMI PREHISTORIK I KATAFIQIT

Një tjetër gjetje arkeologjike me rëndësi është fortifikimi prehistorik i Katafiqit (gr. Vendstrehim), i cili gjendet përmbi fshat, rreth 700 m mbi nivelin e detit, në Qafën e Shëndrerës. Qafa, fillimisht, bllokohet nga katër harqe muresh, mes të cilave ka një kalim 1,20 m dhe lartësi 1 m. Përpara katër harqeve ndodhet një mur tjetër paraprirës dhe në krah të tij një grumbull gurësh, që luajnë rolin e nje tumuli kufizues. Skajet e të dyja anëve të mureve kufizohen nga rrëpira. Mendohet se fortifikimi, i cili daton në periudhën e bronzit të vonë, luante rol strategjik në mbrojtje të rrugës.

 

PIKAT E REFERIMIT TË FSHATIT

Në vendet e quajtura Bajakë dhe Vaka gjenden disa rrënoja banesash mesjetare, ndërsa në qendër të fshatir ndodhet kisha e Shën Mërisë e punuar me afreske, në vitin 1871. Në mënyrë të ngjashme me shumë fshatra të tjera në rajonin e luginës së Shushicës dhe disa zonave të thella të Himarës, është më se e zakonshme që të shohësh përmendore, të cilat shërbejnë si pika referimi në Çorraj. "Një ballkon me pamje" - verandë, një tabelë metali e thjeshtë dhe e ndryshkur për dy njerëz, të ofron ndjesinë e të fluturuarit mbi re dhe një fushëpamje fantastike përkundrejt luginës, nuk është asgjë më pak se një pikë referimi.

 

USHQIMI, KUZHINA DHE AKTIVITETI EKONOMIK



Menuja e gatimit tradicional në familjet e këtij fshati është pothuaj e njohur, pasi përdoret në të gjitha fshatrat e tjera të krahinës. Tradicionale për amvisat është byreku, i cili përgatitet me dy apo më shumë petë dhe me lloje të ndryshme gjellësh, lakrash apo perimesh. Pa dyshime që në menunë e fshatit është edhe kulaçi dhe mishi i pjekur, që sipas traditës, në ngjarje të veçanta, piqet në hell. Në fshat, tradicionalisht kultivohen mjaft fruta, sikundër mollët, dardhët, fiku, rrushi, ku mjaft prej tyre përpunohen pë reçel, bukëfiqe, raki apo verë. Ndër punët kryesore të banorëve të këtij fshati janë bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqet e tokave janë të pakta dhe një pjesë e tyre janë krijuar nga tarracat apo ngritja e mureve "në të thatë". Terrenet e pyllëzuara dhe livadhet në malet përreth favorizojnë mjaft mirë blegtorinë, që sikundër del edhe në regjistrat osmanë të taksave, historikisht rritja dhe mbarështimi i bagëtive të imëta ka qenë mjaft i zhvilluar.

 

FAKTE DHE SHIFRA

Çorraj është një fshat i ndërtuar në një kreshtë 200 m mbi nivelin e detit, pranë rrugës që lidh zonën bregdetare me zonat e thella, malësitë e kurveleshit. Popullsia e fshatit Çorrajt është zvogëluar ndjeshëm vitet e fundit, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe fenomenit të emigrimit. Duke ecur përmes fshatit, mund të vëresh gardhet e fushave dhe oborret " e dekoruara" me dordolecë. Kjo nuk bëhet vetëm për të mbajtur larg sorrat apo grabitqarë të tjerë, por sipas besëtytnive, kjo bëhet kryesisht për të mbrojtur shtëpinë dhe familjen nga syri i keq.

Image

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.

Mund të na arrini përmes telefonit, postës elektronike dhe uebfaqes. Gjithashtu mund të na dërgoni mesazh përmes Faqes tonë të Kontaktit.